Luta e di mirë qysh merr frymë LIDHJA

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, po konsiderohet kandidati më i pranueshëm dhe më i përshtatshëm për të udhëhequr partinë në të ardhmen.

Luta është rritur vetë brenda LDK-së, pa klane e grupacione dhe ai e di më së miri si frymon nga brenda partia e Ibrahim Rugovës.

Kështu mendon edhe Avdyl Aliu, shef i Shtabit zgjedhor të degës në Gjilan, i cili gjithmonë ka nejt në LDK, për dallim prej disave që ‘kanë shku e janë kthy’.

Aliu ka ironizuar me të tillët, duke thënë se Luta e di si merr frymë LIDHJA.

“Kanë ardhë shumë, por ka edhe që kanë dalë nga LIDHJA. Luta i ka prit dhe i ka përcjellë. Ky e di mirë qysh merr frymë LIDHJA”, ka shkruar Aliu./Mediafokus.info