Një femër nga Suhareka raportohet e zhdukur

Një femër nga Suhareka është raportuar si e zhdukur, raporton Policia e Kosovës, shkruan Mediafokus.info

Ngjarja ka ndodhur më 25 shkurt, kur viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Rr. Nënë Tereza, Suharekë 25.02.2021 – 15:00. Raportohet se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.