Vdekja e shtetasit të huaj në Prishtinë cilësohet nga policia si “vrasje e rëndë”

Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vrasje të rëndë” vdekjen e djeshme të një shtetasi të huaj në një shtëpi në Prishtinë që u kaplua nga zjarri, shkruan Mediafokus.info.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të policisë, ekipi i zjarrfikësve ka hasur në një person pa shenja jete gjatë shuarjes së zjarrit.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Rr. Misine Kokollari, Prishtinë 26.02.2021 – NN. Raportohet se pas pranimit të një informatë se është kapluar nga zjarri një shtëpi, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku gjatë shuarjes së zjarrit ekipi i zjarrfikësve, ka hasur në një person pa shenja jete. Ekipi i ndihmës se shpejte ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.