Nuk e deshi të huajën, kuletën me 1.410 euro e dorëzoi në Polici
Një qytetar në Prizren ka gjetur një kuletë me 1.410 euro dhe dokumente personale, të cilën më pas ia ka dorëzuar Policisë.
Sipas Policisë së Kosovës, Selami Grki e kishte gjetur kuletën në një market dhe e kishte dorëzuar në stacion.
Ai u tregua i vetëdijshëm se ‘gjëja e gjetur është e huaja”.
Përmes dokumenteve që ndodheshin në kuletë, policia ka arritur ta identifikojë dhe kontaktojë pronarin.
Pronari është paraqitur në stacion dhe ka marrë kuletën bashkë me paratë e tij.
Ai ka falënderuar qytetarin për gjestin si dhe zyrtarët policorë për angazhimin.
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si shembull të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit mes qytetarëve dhe policisë.

