Rita Orës iu deshën 12 vjet për t`u pajisur me patentë-shofer
Rita Ora më në fund ka kaluar testin e vozitjes, 12 vjet pasi u fotografua për herë të parë duke marrë mësime.
Në Instagram ajo publikoi fotografi me certifikatë në dorë, pranë një veture të autoshkollës në Los Angeles.
“Ka qenë një javë”, ka shkruar Rita krahas fotografive të publikuara.
Ajo kishte nisur të mësonte vozitjen që në vitin 2014, por rruga drejt patentës rezultoi shumë më e gjatë se sa pritej.
Në atë kohë, mediat britanike raportuan se ish-partneri i saj, kishte blerë veturë rreth 100 mijë funte për ta nxitur të mësonte vozitjen.
Rita, e cila jetonte në Los Angeles, përdorte kryesisht taksi, transportin publik ose ecte në këmbë.

