I ofroi 10 euro ryshfet zyrtarit policor, ndalohet nga Policia e Kosovës

Një shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor me qëllim të kalimit pa kontroll të kufirit, shkruan Mediafokus.info.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:20 në pikën kufitare në Glloboçicë.

“PKK Glloboçicë 26.02.2021 – 07:20. Është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedoni, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor, me qellim të kalimit të kufirit pa kontroll të detajuar, pasi që i njëjti kishte të ngarkuar karburant me shumë se që është e lejuar. Të dyshuarit i është refuzuar hyrja nga ana e doganës”, thuhet në raportin 24 –orësh të Policisë së Kosovës.