Shtetasi maqedon kapet duke hyrë në Kosovë me epruveta për teste COVID-19

Një shtetas maqedon është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë hyrjes në Kosovë, pasi të njëjtit i janë gjetur në veturën e tij 24 pako me epruveta për teste COVID-19, shkruan Mediafokus.info. 

“PKK Hani Elezit 26.02.2021 – 10:10. Është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas i Maqedonisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, me targa të Maqedonisë janë gjetur dhe konfiskuar 24 pako me epruveta për teste të covid 19, gjithsejtë 576 copë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.