7 milionë banorë në Kinë rrezikohen nga çarja e digës

Kina, shteti më i madh në botë me popullsi, rrezikon të humb miliona jetë njerëzish nga përmbytjet. Shiu dhe stuhitë kanë detyruar mijëra persona të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa 12 janë raportuar të vdekur.

Ndërkohë, si pasojë e prurjeve të fundit, ushtria ka dhënë alarmin se një digë në Kinën Qendrore mund të shkatërrohet në çdo moment. Pak ditë më parë, dy diga u shembën, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme serioze.

Sipas ushtrisë, diga Yihetan në Luoyang ka pësuar një çarje prej 20 metrash, duke sjellë frikë për 7 milionë banorët e këtij qyteti.

Ndërkohë, me dhjetëra qytete janë bllokuar për shkak të përmbytjes së rrugëve, derisa qindra persona raportohen të zhdukur.