7 milionë euro për lehonat dhe shtesat e fëmijëve
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është bërë plotësim-ndryshimi i Masës 3.5 në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”.
“Ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Ky plotësim-ndryshim, parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.

