7 persona marrin lëndime në një aksident ku janë përfshirë 4 vetura

Në një aksident trafiku ku janë përfshirë katër vetura kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Skenderaj  04.12.2022 – 12:25. Katër vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj kosovarë dhe 3 femra kosovare. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar, thuhet në njoftimin e policisë.