7 persona në gjendje të rëndë pas shpërthimit të bombolës në Ferizaj

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar se nga shpërthimi i bombolës që ka ndodhur sot janë lënduar 31 persona.

Major Qazim Reka ka thënë se bëhet fjalë për shpërthim të një bombole të gazit.

Ai ka shtuar nga 31 të lënduarit shtatë prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për tretman në QKUK, transmeton Telegrafi./Mediafokus.info/