Emocionuese: Mësuesi Sinan s’jeton më, por çezma e tij rrjedhë në Burma (VIDEO)

Veterani i arsimit në Gjilan, Sinan Kastrati, ka ndërruar jetë para disa javësh, por çezma e tij rrjedhë në Burma, shkruan Mediafokus.info.

Familja e mësuesit të ndjerë ka hapur një pus, i cili e mban emrin e Sinan Kastratit.

 Djali i tij, Luani, ndihet shumë i lumtur që banorët e një lagje Myanmar të Burmas, tashmë janë bërë me ujë të pijshëm.

“Kjo është bërë për shpirtin e babait tonë dhe këtë vepër humanitare e ka financuar motra jonë, Blerta Daci. Jemi shumë të lumtur që kjo çezmë do ta mbaj emrin e babait tonë dhe banorët atje ta gëzojnë ujësjellësin”, ka thënë Luan Kastrati për Mediafokus.info./Mediafokus.info/