7 persona përfshihen në rrahje, 4 prej tyre ndalohen në mbajtje

Shtatë persona janë arrestuar pasi ishin përfshirë në një rrahje për shkak të një mosmarrëveshje. Rasti ka ndodhur në një fshat të Prishtinës.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit janë liruar ndërsa katër tjerë janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Besi, Prishtinë  17.09.2021-13:00.  Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit ishin përfshirë në rrahje për shkak të një mosmarrëveshje. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit janë liruar ndërsa katër tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.