Vitia ka filluar sot vaksinimin e personave me nevoja të veçanta

Vitia ka filluar sot vaksinimin e personave me nevoja të veçanta. Vaksinimi i tyre do të bëhet nëpër shtëpi, nga një ekip mobil, thotë drejtoresha e QKMF, Vjollca Kadolli.

Përdryshe, vaksinimi në komunën e Vitisë, sipas dr Kadollit, është duke shkuar sipas planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.

‘Njësia e vaksinimit të QKMF-së në Viti ka vazhduar dhënien e vaksinave edhe sot tek grupmosha 75-79 vjeçe, me sëmundje kronike. Vaksinimi i kësaj grupmoshe vazhdon edhe nesër, kurse për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë, mund të vijnë edhe të moshuarit mbi 80-vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësorë’, ka thënë doktoresha Kadolli.