Zhegra ndërton shtëpi për familjen Veseli
Zhegra do ta bëjë shumë shpejt me çati të re familjen e Izer Veselit, e cila deri tani ka jetuar në kushte të rënda, shkruan gazeta online Mediafokus.info
Shemsedin Elezi, këshilltar komunal (LDK), ka thënë se aksioni i përbashkët për ndërtimin e shtëpisë së Izer Veselit në Zhegër, ka filluar.
‘Kjo familje, e cila jeton në një shtëpi me kushte shumë të rënda banimi, sidomos nga lagështia ekstreme dhe rreziku nga stabiliteti fizik i objektit, ka shumë nevojë për banim të sigurtë’, ka thënë Elezi.
Ai pret kontribut të mjaftueshëm vullnetarë për të finalizuar projektin, duke marrë parasysh që jemi edhe në Ramazan dhe ky është muaji më i mirë për solidarizim e sakrificë.
Pllaka e parë e shtëpisë ka përfunduar, por Izeri nuk ishte aty për ta parë, meqë për shkak të problemeve të vazhdueshme me lëkurë, është i shtrirë në spital, pas një operimi që bëri para dy ditësh.
Përndryshe, Elezi i ka bërë publike edhe donatorët e aksionit për ndërtimin e shtëpisë: Basri Fazliu 500CHF, Fazli Fazliu 500Chf, Bexhet Fazliu 500Chf, Murtez Fazliu 500Chf, Shpend Fazliu 100Chf, Shaipe S. Fazliu 200 Chf, Abedin Fazliu 500 €, Mejreme Sejdiu 100€.
Personat e interesuar për të ndihmuar në këtë aksion mund të kontaktojnë Abedin Fazliu, tel. +38344144365 si dhe direkt te shtëpia e Izerit. /Mediafokus.info