Kjo ishte gruaja e parë në botë që e mori vaksinën testuese kundër Covid-19
Retro: Testi i parë njerëzor në Evropë i një vaksine për coronavirus tashmë ka filluar në Oksford.
Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, dy vullnetarë u injektuan, të parët nga më shumë se 800 njerëz të rekrutuar për studim.
Gjysma do të marrë vaksinën Covid-19, dhe gjysma vaksinën kontrolluese e cila mbron nga meningjiti por jo nga coronavirusi.
Dizajni i testit do të thotë që vullnetarët nuk do të dinë se cilën vaksinë po marrin, megjithëse këtë do ta dinë mjekët.
Elisa Granato, njëra nga dy që mori vaksinën, i tha BBC: “Unë jam një shkencëtare, kështu që kam dashur të përpiqem të mbështes procesin shkencor kudo që të mundem”.
Sipas BBC, vaksina u zhvillua në më pak se tre muaj nga një ekip në Universitetin e Oksfordit.
Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Institutin Jenner, drejtoi studimin para-klinik.
“Personalisht kam një shkallë të lartë besimi në këtë vaksinë”, kishte thënë ajo në prill të vitit të kaluar, kur ishte vaksinuar. /Mediafokus.info/