7 të vdekur me Covid, 684 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 persona me Covid, ndërkaq pozitiv kanë rezultuar 684 raste.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç), Prishtinë 2 raste (84, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 80.834, kurse numri i rasteve aktive është 14.095.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 217, Pejë 52, Gjakovë 46, Mitrovicë 44, Gjilan 43, Podujevë 38, Fushë-Kosovë 35, Prizren 28, Vushtrri 26, Ferizaj 22, Obiliq 18, Viti 17, Deçan 16, Rahovec 12, Drenas 11, Istog 9, Kamenicë 9, Malishevë 7, Lipjan 6, Kaçanik 5, Suharekë 5, Hani i Elezit 4, Klinë 4, Dragash 2, Kllokot 2, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Graçanicë, Junik, Shtime dhe Istog.