7 të vdekur me Covid, mes tyre edhe një 50-vjeçar

7 të vdekur dhe 335 raste të reja me Covid 19 – janë shifrat e gjendjes pandemike sot në Kosovë, sipas raportit te IKSHP.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3.252 mostra dhe 335 prej tyre rezultuan pozitive.

Janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 103.815, kurse numri i të vdekurve – 2.125.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 484 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 90.812.

Numri i rasteve aktive është 10.878.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 55, Ferizaj 32, Mitrovicë 31, Pejë 25, Gjakovë 21, Podujevë 21, Klinë 19, Prizren 19, Vushtrri 18, Fushë-Kosovë 12, Lipjan 11, Gjilan 10, Shtime 9, Skenderaj 9, Drenas 6, Malishevë 5, Suharekë 5, Deçan 4, Kaçanik 4, Obiliq 4, Viti 4, Dragash 3, Kamenicë 3, Hani i Elezit 2, Zubin-Potok 2, Rahovec 1 rast.