7 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri
Shqipëria ka regjistruar 7 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit të autoriteteve shëndetësore, 502 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,247 që nga fillimi i epidemisë.

