Auditimi në Gjilan e ka emrin Sherafedin Latifi

Sherafedin  Latifi tash e 20 vjet shërben në mënyrë profesionale në Komunën e Gjilanit.

Fillimisht, si shef i kontrollit financiar, në vitet 2000-2003, për të vazhduar më pas si menaxher i Zyrës së Revizorit të Brendshëm.

Ndërkaq, nga viti 2005 e deri sot, është drejtor i Njësisë së Auditimit të Brenshëm.

Nga zyrtarët komunalë, Latifi vlerësohet si ‘CT’ e indetifikimit të gabimeve eventuale dhe përmes ‘terapive’, ndikon në ‘shërimin’ e diagnozës së konstatuar (rekomandimet për përmirësimin e gabimeve eventuale).

“Roli i Auditimit të Brendshëm është identifikimi i të metave eventuale në proceset e ndryshme të administratës, ku përmes rekomandimeve të dhëna, ndikon në përmirësimin e tyre, e njëkohësisht, duke i ndihmuar menaxhmetit të komunës për ngritjes e performancës”, thotë Latifi për Mediafokus.info.

Në të kaluaren, ky institucion i Komunës ka pasur raste që është keqkuptuar. Por, ai është lumtur që sot është kuptuar roli dhe qëllimi i Auditimit të Brendshëm.

“Është e vërtetë që në të kaluaren nuk është kuptuar drejt roli unë, që vazhdimisht ka qenë në të mirën e menaxhmentit dhe administratës në përgjithësi. Ne nuk luajmë rolin e hetuesit, por në vazhdimësi, identifitojmë gabimet eventuale dhe ndikojmë në përmirësimin e tyre”, ka thënë ai.

Me kaq vite pune profesionale në shërbim të administratës së Komunës, Auditimi i Brendshëm në Gjilan identifikohet me Sherafedin Latifin./MediaFokus/