70-vjet nga hapja e shkollës së parë shqipe në Preshevë

Më 7 shkurt 1945, 70 vjet më parë, në Preshevë u hap shkolla e parë shqipe.

Hapja e shkollës shqipe në Preshevë vlerësohet si një hap i madh për dijen dhe për ruajtjen e substancës kombëtare në këtë pjesë të truallit amtar.

Nga ajo vatër arsimi dolën breza të tërë intelektualësh, të cilët e mbajtën gjallë gjuhën dhe shpirtin shqiptar në Luginë.

Mësuesit e parë ishin Hilmi Qerimi, Abdullah Ukshini, Tajar Zylfiu i Elbasanit dhe Demirali Ramadani-Hoxha.

Preshevari Abdullah Krashnica luajti rolin vendimtar në hapjen e shkollave me mësim në gjuhën shqipe, duke filluar në Preshevë, për të vazhduar edhe në vendbanime tjera shqiptare të këtyre trevave./Mediafokus.info