Masakra e Reçakut, Zyberaj publikon fotografi të autorëve
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, në profilin e tij në ‘Facebook’, ka publikuar disa dokumentacione, fotografi dhe të dhëna të disa prej autorëve të masakrës së Reçakut.
“Për rikujtim: Këta janë disa nga kryesit e masakrës së Reçakut.#Kosova nuk do të harrojë asnjëherë”, ka shkruar Zyberaj.
Publikimi i këtyre të dhënave nga Zyberaj vjen në 21 vjetorin e përkujtimit të një prej masakrave më të tmerrshme ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, që ka kryer aparati shtetëror serb./Mediafokus/