Djali i nënkryetarit: Agim Veliu nuk bëhet argat i PDK e VV, nga SHIK mban një plagë

Djali i nënkryetarit të LDK’së Agim Veliut, Shkumbini, ka thënë se babai i tij nuk është argat i PDK-së, sepse nga SHIK-u ende mbanë një plagë në trup.

Në këtë mënyrë, ai është përfshirë në përplasjet në distancë me Vjosa Osmanin në lidhje me koalicionin me Vetëvendosjen.

:Z. Veliu, nuk bëhet argat i PDK-së, VV-së e askujt tjetër, sepse po nga SHIKu ende mbanë një plagë në trup, që nuk i mbyllet kurr. Plagë për shtetin e Kosovës, për Rugovën dhe LDK-në”, ka shkruar, ndër të tjera, Shkumbin Veliu, në faqen e tij në Facebook, transmeton Mediafokus.info.

Shkrimi i plotë i Shkumbin Veliut:

Për ata që fytyrat i ndërrojnë më shpesh se çorapet!

Z. Veliu ishte themelues i LDK-së në Llap, nga ajo kohë qëndroi vetëm në LDK.

Z. Veliu ishte gardian i Ibrahim Rugovës në atë kohë kur as plumbat nuk ia kursenin.

Z. Veliu duke mbrojtur LDK-në e Rugovën, e duke mos ikur e mori një plumb, njëjtë sikur kolegët e tyre, Fetah Rudi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa etj.

Z. Veliu, i qëndroi afër z. Isa Mustafa, kur e shanin, e fyenin besa edhe e gjuanin me gaz e Molotov, Agimi ishte krah me kryetarin e tij.

Z. Veliu nuk doli kundër Isa Mustafës, për kryetar e kryeministër, nuk e quajti as diktator sepse kultura e tij njeh vetëm respekt.

Z. Veliu nuk e bëri, që vendimet që duhej votohen në kohen e kryeministrit Mustafa të sabotohen ndërsa tek kryeministri Haradinaj me sy mbyllur të votohen.

Z. Veliu, nuk fyen, nuk shanë e nuk shkruan me asnjë gazetar mesazhe fyese për njerëzit e LDK-së.

Z. Veliu nuk përdor FB fallso për ti përdorur për shantazhe të nevojave të veta politike.

Z. Veliu, nuk bëhet argat i PDK-së, VV-së e askujt tjetër, sepse po nga SHIKu ende mbanë një plagë në trup, që nuk i mbyllet kurr. Plagë për shtetin e Kosovës, për Rugovën dhe LDK-në

Mesazhet organizative, nuk mundet të ju poshtrojnë para politikanëve dinak, kriminel e shkatrrues./MediaFokus/