Eda Zari, dedikim për vëllain: Kujtojmë që historia të mos përsëritet!

Eda Zari, këngëtarja e njohur e muzikës pop dhe jazz, ka rikujtuar vëllain e saj të vrarë në kufi para 33 vitesh, nga regjimi i kohës.

’33 vite sot – 2 shkurt 1990 – kujtoj vrasjen ne kufi te vellait tim! Kujtojme qe historia mos perseritet! Mall per ty Liri zemër’, ka shkruar ajo.

Sot plot 33 vite, në kujtim te fikjes ne kufi te vellait tim, Ilirjan Zari, perkujtojme shpirtin e tij ne kerkim te lirise.

Por nuk harrojme të gjithe te vraret dhe te persekutuarit pergjate sistemit komunist: Kufiri i Shqipërisë përbëhej, në anën ku kjo kufizohej me Jugosllavinë, nga 176 piramida kryesore dhe 1254 të ndërmjetme, kurse në anën e kufizimit me Greqinë kishte 177 piramida kryesore.

Im vëlla, Iliri, bashkë me vëllanë tjetër, Agimin, në shkurt të vitit 1990 u rreshtuan në radhët e atyre pionierëve të cilët guxuan të tentonin për të përqafuar lirinë. Iliri, si dhe qindra të tjerë gjatë po atij viti, u fik pranë njërës prej atyre 353 piramidave kufitare të Shqipërisë.

Kujtoni qe t´mos perseritet historia, ka shkruar ajo.

Eda Zari, njëherësh ka falënderuar të gjithë ata që i dërguan mesazhe inkurajuese.

“Ju falenderoj prej zemre te gjitheve per forcen, mesazhet inkurajuese. Falem qe shume prej jush ndajne dhembjet dhe kujtimet e njerezve te shtrenjte qe humben jeten e tyre nga makabriteti komunist, diktatura, dhe sistemi distopik e totalitar! Hedh urimin qe historia t‘mos perseritet! Dhe me vjen ndermend drita e Hannah Arendt tek thote citatin kumbues: “Nuk besoj se mund të ketë ndonjë proces mendimi pa ndonjë përvojë personale“. Ajo shton: “Të menduarit, është bashkëbisedim dy-në-një që e bëjmë në kokat tona gjatë gjithë kohës, dhe askush nuk do të dialogojë me një vrasës. (…) Kjo është domethënia e banalitetit të së ligës.”, përfundon Zari.