71-vjeçari bie nga ura dhe mbytet

Një 71-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi paraditën e sotme ka rënë nga një urë, në Mallakastër, pasi ka humbur ekuilibrin trupor.

“Sot rreth orës 10:40, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ura, shtetasi B. C., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.