Vdes një paciente me COVID-19

Në Spitalin e Pejës, ku po trajtohen 61 pacientë me koronavirus, ka ndërruar jetë një paciente. Sipas një njoftimi nga ky Spital, një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera, ka vdekur, kurse një tjetër është në gjendje të rëndë.

“Nga personeli i Spitalit 4 mjekë, 5 infermierë dhe 1 bioinxhinier janë të infektuar me COVID-19, ndërsa 6 anëtarë të tjerë të personelit tonë janë në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftim.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione. 3 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore. 199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,675 analiza”, thuhet në njoftim.