72-vjeçari i godet me thikë dy lopë të vëllait, njëra ngordh

Një 72-vjeçar nga një fshat i Gostivarit i ka goditur me thikë dy lopë të vëllait dhe njëra prej tyre ka ngordhur nga plagët.

Më 03.06.2025, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria I.O. (72) nga një fshat i Gostivarit, pas një denoncimi paraprak se ai ka lënduar me një mjet të mprehtë dy lopë të vëllait të tij 62-vjeçar, nga të cilat njëra ka ngordhur, njofton SPB Tetovë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.