Gjilani ka pranuar 1.400 kontejnerë familjarë

Komuna e Gjilanit ka pranuar sot 1400 kontejnerë familjarë, të cilët do të shpërndahen në lagjet Deremahallë dhe Qendra.

Projekti është bërë i mundshëm pasi Komuna e Gjilanit ka fituar grantin e performancës nga Ministria e Mjedisit dhe organizata gjermane GIZ për vitin 2019, në shumën prej 205 mijë euro.

“Në fillim të vitit 2020 do të pranohen edhe 4 mijë kontejnerë të tjerë dhe një kamion për bartjen e mbeturinave. Vazhdojmë me performancë edhe më të mirë drejt shpërblimeve tjera nga organizatat me renome ndërkombëtare”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.