72-vjeçarja nga Tetova gjendet e vdemur në banesën e saj
Në banesën e saj, ku ka jetuar e vetme, është gjetur pa shenja jete 72 vjeçarja Q.A nga Tetova, raporton ts.
Mjekët kanë konstatuar se e ndjera nuk kishte shenja dhune në trup.
Ekipet e prokurorisë së Tetovës dhe policisë kanë dalë në vendngjarje për hetim.
Tupi i pajetë i është dhënë familjes për varrim.

