Gjakovarët ‘shquhen’ për raportimin e dhunës në familje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda periudhës kohore janar-qershor 2021, ka ngritur 71 aktakuza kundër 71 personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Përmes një komunikate për media të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, thuhet se kjo prokurori mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

“Po ashtu është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, përfshirë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje”, thuhet tutje në komunikatë.

Përndryshe, edhe në raportet e policisë vërehet se në Gjakovë ka më shumë raste të dhunës në familje, por kjo me siguri nuk nënkupton që gjakavorët ‘shquhen’ për tepër se të tjerët për dhunë në familje, por mbase ka të bëjë me ndërgjegjësimin për t`i raportuar rastet.