“Neve na ka nimu Komuna gjithmonë, na tash po nimojmë Komunën”

Në selinë e Qendrës Operative Emergjente kundër Covid-19 në Gjilan, përkatësisht në resorin e grumbullimit të ndihmave, pesë pjesëtarë të komunitetit rom po punojnë në formë vullnetare, në këtë kohë krize.

Përfaqësuesi i tyre, Fadil Demiroviq, ka deklaruar për Mediafokus.info se tash e një javë po kontribuojnë me trupat e tyre në ngarkim-shkarkim dhe bartjen e ndihmave për nevojtarët.

Madje, Xhihan Musliu e ka dhënë në shërbim edhe automjetin e tij për bartjen e këtyre ndihmave.

Për këtë vullnetarizëm në shërbim të të gjithëve në këtë fazë, Demiroviq e ka dhënë një përgjigje interesante.

“Neve na ka nimu Komuna gjithmonë, na tash po nimojmë Komunën. Qështu është jeta”, ka deklaruar përfaqësuesi i komunitetit rom në Gjilan, Fadil Demiroviq./Mediafokus.info/