73-vjeçari goditet për vdekje nga demi i tij
Një 73-vjeçar nga Shtipi është goditur për vdekje nga demi i tij, sot rreth orës 9:00 të ditës.
Në kumtesën nga SPB të Shtipit thuhet se sot në orën 10:00, nga emergjenca spitalore është njoftuar se rreth orës 9:00, në vendin e quajtur “Pluzhdino” në atarin e Shtipit, 73-vjeçari GJ.S. ka ndërruar jetë pasi që është sulmuar nga demi i tij.
Ekspertizën në vendin e ngjarjes e kreu ekipi i SPB Shtip, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

