76 deputetë kosovarë kanë punësuar asistentë, paga 600 euro

76 deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë politike, kanë angazhuar deri më tani asistentë personal, pagat e të cilëve janë 600 euro, shkruan paparaci.com

Kjo i është mundësuar 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me rregulloren e re, e cila i mundëson që secili deputetët të ketë nga një asistentë, konkretisht zyrtar ekzekutiv me pagë mbi 600 euro.

76 deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë politike, kanë angazhuar deri më tani asistentë personal, pagat e të cilëve janë 600 euro.

Listën e emrave të asistentëve të deputetëve e ka publikuar sot portali Indeksonline.