79-vjetori i gazetës së parë në gjuhën shqipe “Rilindja”

Sot bëhen 79 vjet, kur për herë të parë u shtyp gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht ishte e përjavshme.

Numri i parë i gazetës u shtyp më 12 shkurt 1945 në Prizren.

Vetëm pas numrit të 60-të, gazeta fillon të shtypet në Prishtinë.

Gazeta së pari shtypej si e përjavshme, nga qershori 1948 filloi të shtypet dy herë në javë, ndërsa nga nëntori 1958 filloi të dalë si e përditshme.

Më 5 shtator 1990 u mbyll nga administrata e pushtuesit serb. Gazeta rifilloi të botohet pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por për shkak të keqmenaxhimit ajo pas një kohe u mbyll.