8 persona lëndohen në një aksident në Viti

Në një aksident trafiku që ka ndodhur në Ramnishtë të Vitisë, lëndime trupore kanë pësuar 8 persona, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor, njofton policia.

Fsh. Ramnishtë, Viti, 23.10.2021 – 21:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente dhe pas marrjes së tretmanit janë liruar. (foto arkiv)