8 raste të reja me COVID-19, asnjë i vdekur

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit nuk eshte shenuar asnje rast i vdekjes me COVID-19, ndërkohë që 8 raste kanë rezuktuar pozitivë.

– Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.
– Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495.
– Në total numri i rasteve aktive është 108.