8 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, kjo është mosha e tyre
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 8 vdekje dhe 453 raste të reja pozitive me COVID-19, shkruan gazeta online Mediafokus.info.
Prej tetë të vdekurve, më i riu në moshë ka qenë 61 vjeç, ndërkaq më i moçmi, 81.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (68, 63 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (76 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç)”, ka njoftuar IKPSHK./Mediafokus.info/

