Deputetja kërkon identitetin e policëve të arrestuar
Në mesin e 33 personave sa u arrestuan mbrëmë në Karaçevë, janë edhe 10 zyrtarë policorë. Policia dhe as Prokuroria nuk kanë dhënë ende njoftime për identitetin e të arrestuarve.
Deputetja Ganimete Musliu, ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku ka kërkuar që të publikohet identiteti i plotë i të gjithë policëve që u arrestuan mbrëmë dhe atyre t`u shkëputen kontratat e punës.
“Lista e pjestarëve të policisë të përfshirë në krim duhet të bëhet publike me emër e mbiemër dhe jo vetëm me iniciale. Bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnestohen. Bëjeni sa ma shpejt publike identitetin e plotë të tyre dhe kontratat e tyre me Policinë të shkëputen menjëherë. Soji i tyre s’ka vend në Policine e Kosovës”, ka shkruar Musliu.