8 vjet pa ikonën e sportit gjilanas, Xhelal Bajramin

Janë bërë 8 vite kur ndërroi jetë Xhelal Bajrami, ish-kryetar në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Gjilan, para ardhjes së z.Malazog Hoxhës në krye të kësaj organizate.

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit, Shoqata e Referëve, Shoqata e Pedagogëve Sportiv, si dhe shkollat e futbollit e kujtojnë Xhelalin në përvjetorin e vdekjes si një kontribues mjaft i madh në zhvillimin dhe avansimin e futbollit tek të rinjtë gjilanas.

Poashtu, ai ishte një jetë të tërë në shërbim të shkollës shqipe, duke qenë emër dhe vlerë e jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve intelektuale.

Emri i Xhelal Bajramit, do të jetë përherë në mbamendjen e qytetarëve të Gjilanit, si njeri i veçantë i cili i dha epitet sportit dhe arsimit në vend.

Me respekt,

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit./Mediafokus.info/