81 këmbësorë janë gjobitur për mos respektim të semaforit

Policia në Gjilan gjatë periudhës kohore 15.07.2022 – 21.07.2022 ka realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar 1949 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Gjobat janë shqiptuar për mos respektim shpejtësie, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos mbajtja e brezit të sigurisë etj.

Gjatë kësaj jave janë ndërmarrë aktivitete për hetimin e 31 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale dhe 17 aksidenteve me të lënduar.

Janë konfiskuar 27 patentë shofer, 2 motoçikleta.

Janë shqiptuar 81 gjoba ndaj këmbësorëve për mos respektim semafori, kalim i rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë etj, thuhet në njoftimin e policisë.