82-vjeçari plagos me armë gjahu të bijën dhe pastaj vret veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë, ku pas një konflikti të çastit 82-vjeçari Behar Musaku qëlloi me armë gjahu të bijën e tij 40 vjeçe, e më pas vrau veten.

Vizion Plus raporton se 40-vjeçarja Rudina Musaku, e cila ndodhet aktualisht në spital, rezulton të jetë divorcuar tre vite më parë.

Burimet bëjnë me dije se e plagosura kishte rreth një javë që ishte kthyer për të jetuar te shtëpia e babit të saj 82-vjeç.

Ndërsa mësohet se është nënë e dy fëmijëve. Fëmijët e saj jetojnë me babanë e tyre në Berat.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se gjendja shëndetësore e 40-vjeçares është e rëndë.