Pandemia ndikon në krijimin e mini-tregjeve për shitjen e prodhimeve të vjeshtës

Kufizimi i lëvizjes dhe i hapësirave të mëdha për tregti në këtë kohë pandemie, po edhe stina e vjeshtës, e cila vjen me prodhime të shumta bujqësore, i ka detyruar qytetarët të kërkojnë pika të vogla frekuentuese për shitjen e mallrave të tyre.

Një mini-treg i tillë ka filluar të funksionojë edhe në udhëkryqin pranë xhamisë së Medresesë, ku shiten kunguj, lakra, presh, qepë, speca, patate dhe artikuj tjerë ushqimorë.

Njerëzit duhet të punojnë për të mbijetuar edhe në rrethana të vëshitra si këto.

Në të vërtetë, banorët përreth thonë se ky person del kaherë këtu me ngapak gjëra për të shitur, por ditëve të fundit e ka rritur ofertën me prodhimet e vjeshtës, që tani janë më të kërkuara nga qytetarët.

Komuna e Gjilanit i ka legalizuar disa mini-tregje në qytet, ku kushtet për ekspozimin e mallrave janë më të mira, por qoftë prodhuesit, qoftë tregtarët po i shmangin ato. /Mediafokus.info/