Aksidentohen si këmbësorë burrë e grua, përfundojnë në QKUK

Burrë e grua janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi vozitësi i një veture i ka goditur ata gjatë ditës së djeshme në Klinë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e vozitësit të veturës, ndërsa për shkak të lëndimeve të rënda çifti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Një vozitës nga pakujdesia i ka goditur dy këmbësorë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Ata janë dërguar në Emergjëncë e pastaj në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda”, tha policia.