Akademi përkujtimore për heronjtë Tefik e Hanumshahe Zymberi
Të shtunën, më 21 dhjetor 2019, në Gjilan, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit Tefik dhe Hanumshahe Zymberi.
Akademia mbahet me rastin e ditëlindjes së Tefikut dhe nderimit me mirënjohje të të dy dëshmorëve të kombit, nga presidenti Hashim Thaçi.
Bashkëshortët Tefik dhe Hanumshahe Zymberi u vranë nga forcat serbe, më 15 prill të vitit 1999, te vendi i quajtur Hanet e Zhegocit.
Ata kanë lënë dy fëmijë, Diellën dhe Atdheun, dy emra këta që simbolizojnë aspiratën e Tefikut dhe Nushit për një atdhe të lirë.