Dhjetëra persona protestojnë kundër vizitës së Vuçiqit në Tiranë

Dhjetëra persona janë duke protestuar kundër vizitës së  Alesandar Vuçiqit në Tiranë.

Aleksandar Vuçiq ka arritur në Tiranë pasi do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor organizuar për projektin e Mini-Shengenit, njofton Klan Kosova.

”Ai është kriminel, ka vrarë shqiptarë”, dëgjohen thirrjet e disa nga protestuesve të cilët i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, njofton Klan Kosova./MediaFokus/