Shpërthen makina në garazhin e një pallati

Një automjet ka shpërthyer në garazhin e një pallati si pasojë e lëndës plasëse. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, Tiranë.

Sipas policisë mjeti ishte në pronësi të shtetasit Saimir Naski dhe rrethanat e shpërthimit janë ende të paqarta.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.