I afrohet bashkëshortes, arrestohet për ‘mospërfillje të urdhrit të Gjykatës’
Një person në fshatin Ponesh, komuna e Gjilanit, është arrestuar nga policia, për shkak se nuk e ka përfill urdhrin e Gjykatës për të mos iu ofruar bashkëshortes, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Ismet Hashani.
‘Me 14 shtator 2020 rreth orës 12:10 , nga ana e Policisë së Kosovës në fshatin Ponesh komuna Gjilan është arrestuar i dyshuari M/S/K pasi që ai, duke qenë i vetëdijshëm se e ka të ndaluar me vendim të Gjykatës që t`i ofrohet bashkëshortes së tij, nuk e ka përfill këtë urdhër.
Ai ka shkuar tek shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke kërkuar nga ajo që të takohet për të biseduar dhe njëkohësisht ka kërkuar që ta takojë fëmijën (djalin) e tij.
Prezenca e të dyshuarit e ka shqetësuar tej mase viktimën e cila ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes ku pas intervistimit me vendim të Prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti procedohet në Gjykatë’, thuhet në njoftimin e policisë.