82-vjeçari vaksinohet për herë të parë në jetë

Skender Sylejmani nga Kumanova, në moshën 82-vjeçare po merr vaksinën e parë në jetën e tij.

Skenderi asnjëherë nuk ka marrë injeksion, as terapi barnash, madje edhe shiringën me dozën antiCovid nuk e kishte aq për qejfi.

‘Kurrë as tableta e as injeksione nuk kam marr, 80 e kusur vjet i kam ba se në letërnjoftim më vonë më kanë shkruar. Jam i lindur në vitin 1939. Po më thanë patjetër me marrë vaksinën, nuk e di’, u shpreh Skender Suljemani, shkruan Adnan Qaili/tetovasot.

Ekipet mobile të vaksinimit ishin të pozicionuara edhe në fshatin Llopat të Kumanovës. Çdo ditë lëvizin nga një zonë rurale dhe periferike. Nga ajo që pamë në terren interesimi është i shtuar. Ata bëjnë thirrje që të gjithë të vaksinohen për të arritur sa më herët imunitet kolektiv.