83-vjeçari ndërron në spitalin e burgjeve, ishte i dënuar për vrasje

Një i burgosur i ka ndërruar jetë ditën e sotme në Reanimacionin e Qëndrës Spitalore të Burgjeve.

Bëhet e ditur se ai ishte i dënuar me 35 vjet për vrasjen e gruas së tij me sëpatë të ndodhur në 4 prill të 2018-ës.

Njoftimi i policisë:

Sot me datë 18.06.2023, në Spitalin e Burgjeve në orën 09:10 si pasojë e arrestit kardio-respirator, ka ndërruar jete në Reanimacionin e Qëndrës Spitalore të Burgjeve i dënuari Adem Tale, i datëlindjes 1943, lindur e banues në Kukës!

I ndjeri ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qëndrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023. Ai është dënuar me 35 vjet për vrasje.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve proceduriale.