Një prind në Prishtinë njofton policinë se i është rrëmbyer vajza

Një prind nga Prishtina e ka njoftuar policinë se vajza e tij është rrëmbyer nga persona të panjohur, të martën në mbrëmje.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ishte rrëmbyer me një veturë nga person-a të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se vajza është takuar në Fushë Kosovë dhe ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

Policia thotë se rasti është nën hetime nga njësitet relevante./mediafokus